Gjatë një komunkimi live në Facebook me gazetarë të ndryshëm, kryeministri Edi Rama ka diskutuar edhe rreth çështjes aktuale në vend ku po konsultohet për legalizimin e kanabisit në vend.
Sipas Ramës ai nuk është konsultuar me delegacionin e BE për këtë projekt ligj, por me ekspertë të fushës.
“Soreca ka thënë të vërtetën. Nuk jemi konsultuar me delegacionin e BE për atë pjesë. As unë nuk e thashë, në shtëpinë e Europës, thjesht u jam përgjigjur pyetjeve. nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE lidhur me projektin e legalizimit.
Konsultimet i kemi bërë me ekspertë për futjen në jetën ekonomike të përpunimit të kanabisit mjekësor”, tha Rama.
Pyetje: Si e vlerësoni deklaratën e delegacionit të BE se nuk ka marrë pjesë procesit legalizimin e hashashit? Distancim apo dështim i nismës tuaj?
Rama: Ka thënë të vërtetën, nuk kemi negociuar me delegacionin evropian. Nuk e tha kush këtë. Unë thjeshtë ju përgjigja një pyetjeve nga gazetarët. Nuk kam asnjë vlerësim të posaçëm se nuk ka as vlerësim.
Vlerësimit dhe konsultimet do i bëjmë me disa vende ku ka pasur eksperienca të futjes në jetën ekonomike të përpunimit të kanabis mjekësor.