Kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi sot si një fazë historike rënien e kalifatit të vetëshpallur të grupit Shteti Islamik (ISIS), duke bërë thirrje që të vazhdohet lufta kundër xhihadistëve.
“Ne nuk duhet të humbasim nga sytë kërcënimin që përfaqëson ISIS-i dhe qeveria (britanike) qëndron e vendosur që të zhdukë ideologjinë e tyre të dëmshme”, deklaroi ajo në një komunikatë. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin britanik dhe aleatët tanë”, theksoi kryeministrja Theresa May.