Shtëpitë e përkujdesjes (azilet) u ndjenë “të braktisura plotësisht” ndërsa kriza e koronavirusit përfshiu të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, thotë Shoqata Kombëtare e Kujdesit.
Nadra Ahmed, kryetarja e shoqatës, i tha BBC-së se këshillat për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të dhënë përparësi në shërbimin shëndetësor, pa mbrojtur sa duhet personat e moshuar në shtëpitë e kujdesit, mund të kenë qenë “të gabuara”.
Ahmed tha se shtëpitë e përkujdesjes kishin qenë të lumtur për të mbështetur shërbimin mjekësor, por luftuan me mungesën e pajisjeve mbrojtëse, si dhe me njerëzit që dërgoheshin nga spitali në ambientet e tyre pa u testuar për koronavirus.
“Këtu ishim, papritur u ndjemë plotësisht të braktisur. Dhe ne e kuptojmë mantrën që ishte për të shpëtuar shërbimin mjekësor – por shqetësimi ynë ishte, me çfarë kostoje do të ndodhte?” tha ajo.
Qeveria ka thënë tani se do të sigurojë 600 milion £ (730 milion dollarë) për t`i vënë në dispozicion për të përmirësuar kontrollin e infeksionit në shtëpitë e kujdesit. Duke folur për BBC të enjten, Ministri i Shëndetësisë Edëard Argar mohoi që qeveria kishte marrë “këshilla të këqija” mbi rrezikun për t’u kujdesur për rezidentët e azileve në fillimin e pandemisë.