Sonte Kosovë përballet me Bullgarinë.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challendes është shprehur optimist për një rezultat të mirë kundër Bullgarisë, ndonëse e ka pranuar se përballë kanë një kundërshtar mjaft të fuqishëm.
 Ai thotë se Bullgaria është kundërshtari më i fortë që Kosova ka përballur deri tani dhe nëse lojtarët e tij mendojnë një fitore të lehtë ndaj tyre kjo do të jetë një problem mjaft i madh. 
Ndeshja Kosovë-Bullgari fillon nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 
															
                                


