Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e saj masakrës në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Limaj ka thënë se në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
“20 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Limaj ka thënë se si Qeveri, por edhe si delegacion Shtetëror nuk do të heqin asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar.
Shënimi i plotë i Limajt:
Sot, bëhen 20 vite nga masakra e 25 marsit të vitit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit. Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe. 20 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve.