Aktori Neritan Liçaj ishte ndër të fundit që u lirua nga komisriati pas shoqërimit nga policia. Pasi iu bashkua protestuesve që kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar për 2 vite me radhë, Liçaj nuk preferoi të bënte një koment për mediat. I trishtuar dhe i lodhur ai tha se nuk mundej të fliste.
Së fundmi, aktori ka reaguar vetëm me një postim në rrjete sociale, duke u shprehur se nuk arrin ta besojë atë ç’ ka ka ndodhur. “Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nën ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrarë. Rama dhe Veliaj!”, ka shkruar Liçaj.
Postimi i plotë i aktorit
Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty.
Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!
Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!
Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare. Rama dhe Veliaj!
Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.