Që nga shpallja e emergjencës shëndetësore të pandemisë së koronavirusit, Italia regjistron sot numrin më të ulët të viktimave e të rasteve pozitive në 24 orë.
Dita e sotme ka regjistruar 145 viktima e 675 raste pozitive.
Vetëm pak orë nga marrja fund e regjimit të bllokimit, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në Itali ka arritur në 31,908 e janë deri më sot 225,435 të infektuar.
Pacientë pozitivë me koronavirus në Itali janë reduktuar në 68,351 dhe numri i të infektuarve që po kurohen në struktura spitalore janë ulur në 10,311, e të shtruar në repartet e terapisë intensive janë 762.
Në rajonin e Lombardisë gjithashtu është reduktuar numri i viktimave në 24 orë. Janë 69 viktima e 326 raste pozitive, më shumë se një ditë më parë.
Rajoni i Kalabrisë e Valle ‘D’Aosta nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit.
Tampone të kryera në Itali janë deri sot 3 004 960.