Lobimi i Partisë Demokratike është kthyer në një mollës sherri mes selisë blu dhe prokurorisë, e cila ka njoftuar këtë të hënë se PD ka kryer pagesa prej rreth 650 mijë dollarësh duke mos i deklaruar ato.
Por sipas PD, njoftimi i prokurorisë është i turpshmë dhe i paligjshëm pasi organi i akuzës ka dalë në konkluzione ende pa përfunduar hetimin si asnjëherë më parë në këto 30 vite të demokracisë shqiptare. Përmes një reagimi zyrtar, PD njofton se prokuroria po përdoret si një levë e propagandës së qeverisë drejtuar partisë më të madhe opozitare në vend.
“Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017. Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande”, theksohet në reagimin e kësaj force politike.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017. Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.
DEKLARATA E PROKURORISË