Këshilltari ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Peter Navarro ka akuzuar Kinën se për dy muaj ka fshehur koronavirusin e ri nga bota dhe se ka dërguar turistë nga Vuhani nëpër botë për të përhapur virusin.
“Virusi u shfaq në provincën Vuhan, pacienti zero u zbulua në nëntor. Kinezët kanë fshehur virusin nga bota pas mburojës së OBSH-së për dy muaj dhe më pas dërguan qindra mijëra qytetarë në Milano, Nju-Jork dhe mbarë botën për të përhapur virusin”, tha Navaro për mediat amerikane.
Ai gjithashtu tha që Kina ka mundur ta mbajë virusin në Vuhan, por, në vend të kësaj, ka kaluar në pandemi.
“Kjo është arsyeja pse unë them se kinezët ia bënë këtë Amerikës dhe se ata janë përgjegjës”, tha Navaro.
Navaro, i cili është zyrtarisht drejtori i Zyrës për Tregti, i udhëheq përpjekjet e administratës amerikane për t’u furnizuar me pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse gjatë pandemisë.