Merkel: Pandemia e koronavirusit do të tejkalohet më shpejt nëse punojmë së bashku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se pandemia e koronavirusit do të tejkalohet më shpejt nëse bota punon së bashku në luftimin e saj. Ajo ka shtuar se është e nevojshme të shihet nëse proceset e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të përmirësohen.

“Jam e bindur se do ta tejkalojmë këtë pandemi. Sa më tepër të punojmë së bashku ndërkombëtarisht, aq më shpejt do t’ia dalim kësaj”, ka thënë Merkel në një video mesazh në takimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “OBSH-ja është institucion legjitim e global, ku bashkohen të gjitha temat. Ky është rasti që ne duhet të vazhdojmë të shikojmë se si mund të përmirësojmë më tej funksionimin e saj”.

Share This Article