Numri i njerëzve që pretendojnë përfitime të papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 2.1 milion muajin e kaluar – dhe Sekretarja Shtetit për Punën dhe Pensionet, Thérèse Coffey thotë se është e mundshme rritja e mëtejshme e papunësisë.
“Ne duhet të jemi të përgatitur që shkalla e papunësisë të rritet ndjeshëm,” tha ajo sot në programin Today të BBC Radio 4.
Por ajo mohoi se kishte një “kolaps të plotë të vendeve të lira” siç paralajmëroi Instituti për Studime Fiskale, duke thënë se kishte “vende të lira pune” në sektorë të tillë si shitja me pakicë dhe bujqësia.
Ajo gjithashtu kundërshtoi pretendimet se të rinjtë, të cilët rrezikojnë të humbasin vendin e punës, do të pësojnë “dëmtim” afatgjatë në perspektivën e tyre ekonomike. “Ne duhet të përqëndrohemi saktësisht në atë se si mund t’i ndihmojmë njerëzit ndërsa dalim nga kjo urgjencë,” tha ajo./BBC