Babai i Lili Perspolisii, Reza Sedghi, nuk u vizitua nga mjeku ditën kur vdiq nga koronavirusi, në shtëpinë e kujdesit në Stokholmin verior.
Një infermiere i tha asaj se ai duhej te merrte me morfinën në orët para se të vdiste, por atij nuk iu dha oksigjen, dhe as personeli nuk njoftoi ambulancën. “Askush nuk ishte atje dhe ai vdiq vetëm,” tha zonja Perspolisi. “Është kaq e padrejtë”.
Shumica e 3,698 personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Suedi deri më tani kanë qenë mbi 70 vjeç, pavarësisht nga fakti se vendi tha se mbrojtja e grupeve të rrezikut ishte përparësia e tij kryesore.
Suedia bëri ndalimin e vizitave në shtëpitë e përkujdesjes më 31 mars. Por, si në shumë vende të Evropës, të afërmit, stafi dhe anëtarët e unionit kanë shprehur shqetësime se veshjet mbrojtëse mbërritën shumë vonë, dhe se një pjesë e stafit mund të ketë shkuar në punë në fillim të krizës, pavarësisht se shfaqnin simptoma të Covid-19./BBC