Basha: Qeveria po largon vendin nga Evropa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar në një prononcim për mediat çfarë ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të BE-së, në Shqipëri.

Basha bën me dije se i ka kërkuar ambasadorëve që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejtë integrimit, ndërsa theksoi se Partia Demokratike dhe opozita është e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve.

Kreu i PD tha se i ka kërkuar gjithashtu ndërkombëtarëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit, pasi sipas tij “për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme. Pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript”.

“Opozita është e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e 15 kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtarë të BE-së, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, të ketë mbështetjen e  nevojshme politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike.

Për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme. Pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript.

Situata e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, ushqimore. Biznesi i vogël, i mesëm po mbyllen dhe bizneset e mëdha po hasen me probleme në likujditet.

Duke i falenderuar për atë ndihmë që i kanë dhënë Shqipërisë në kuadër të ndihmave që i kanë dhënë të gjithë vendeve të BE-së, i kërkova ambasadorëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit”, tha Basha.

Share This Article