Rreth 108 milionë njerëz në një rajon në verilindje të Kinës janë përsëri në izolim pasi atje përsëri u shfaq koronavirusi, me të cilin deri më tani janë infektuar 34 njerëz.
Menjëherë pasi vendi filloi të kthehet në jetën normale, qytetet në provincën Xhinan e ndërprenë transportin hekurudhor dhe urban dhe i mbyllën shkollat, duke vendosur dhjetëra mijëra njerëz në karantinë.
Sipas Blumberg, rivendosja e masave të rrepta ka shqetësuar shumë banorë, të cilët kanë konsideruar, se sa i përket epidemisë së koronavirusit në vendin e tyre, më e keqja tashmë ka kaluar.
Edhe pse rritja e numrit të të infektuarve nuk është aq e shpejtë sa ishte në dhjetorin e kaluar në Vuhan, reagimi i shpejtë dhe i fortë i autoriteteve në Xhinan e pasqyron frikën e Kinës nga pasojat e mundshme të një vale të re të infeksionit, e cila tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha sociale dhe ekonomike në vend, shkruan agjencia.
Për ta parandaluar përhapjen e virusit, kompetentët në qytetin e Shulan paralajmëruar miratimin e masave më të rrepta deri më tani – blloqet e banesave do të mbyllen me raste të konfirmuara ose të mundshme, ndërsa një anëtari të familjes do t’i lejohet të dalë nga shtëpia dy orë, çdo të dytën ditë.