Negociatori kryesor i Bashkimit Europian tha të mërkurën se Britanisë nuk i takojnë automatikisht asnjë përfitim që blloku më parë i kishte dhënë partnerëve tjerë tregtar në bisedime tregtare
Derisa dy palët i ndanë rrugët faza njëvjeçare e tranzicionit përfshin edhe marrëveshjen e re tregtare mes dy palëve, përndryshe me 31 janar ndahen pa marrëveshje dhe do të vlejnë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Derisa dy palët po negociojnë partneritetin e ri pa daljes nga BE’ja, negociatori kryesor i Londrës publikoi një letër të martën ku akuzonte Brukselin për mohimin e përfitimeve që blloku më parë i kishte dhënë të tjerëve.
“Nuk ka të drejtë automatike apo përfitime që BE’ja mund t’i ketë ofruar apo dhënë në kontekst dhe rrethana tjera, zakonisht partnerëve shumë të ndryshëm” tha negociatori i BE’së, Michel Barnier, në përgjigjen e tij.