Pas deklaratës së fortë për ‘një plan’ për vrasjen e reformës në drejtësi, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se ka ardhur koha që palët politike të lënë mënjanë ‘lojërat’ dhe të vijojnë me zbatimin e reformës në drejtësi.
Yuri Kim kërkoi gjithashtu nisjen dhe përfundimin e reformës zgjedhore, teksa këtë javë ajo u ka sugjeuar palëve modelin danez me lista të hapura e të korrektuara (sistem hibrid).
Kim: Mesazhi më është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe e aftë e SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra, është koha të vijojë reforma në drejtësi dhe të bëhet reforma zgjedhore sikurse drejtuesit politik i kanë premtuar popullit shqiptar