Myslimanët në të gjithë botën përgatiten të festojnë Bajramin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Myslimanët në mbarë botën po përgatiten këtë fundjavë të festojnë Bajramin, duke shënuar fundin e Ramazanit.

Por, me kufizimet për distancën sociale, jo çdo vend është në gjendje ta festojë si zakonisht.

Në Malajzi njerëzit mund të hyjnë në xhami dhe të luten duke mbajtur një distancë sociale.

Në Pakistan, sipas agjencisë së lajmeve AFP, njerëzit mund të luten në xhami. Lutjet e përditshme dhe kongregacionet e mbrëmjes janë lejuar gjatë muajit të Ramazanit.

Në kryeqytetin boshnjak Sarajevë, besimtarët kanë pasur mundësi të hyjnë në xhamitë e tyre lokale. Shumë prej tyre kanë mbajtur maska për fytyrën për t`u mbrojtur ndërsa luteshin.

Sipas Sarajevo Times në Bosnjë xhamitë u hapën për publikun më 6 maj.

Në Mbretërinë e Bashkuar, xhamitë janë mbyllur për nëntë javë. Këshilli Mysliman i Britanisë ka bërë thirrje që njerëzit të festojnë në shtëpi këtë fundjavë./BBC

Share This Article