• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Clark: 20 vjet më parë ndalëm spastrimin etnik në Kosovë

Clark: 20 vjet më parë ndalëm spastrimin etnik në Kosovë

by albnews
28 March, 2019
in Kosova
0
5
VIEWS

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë. Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992.

Ai kujtoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës atje dhe në atë kohë tha ai, janë bërë përpjeke për të biseduar me Sllobodan Millosheviqin, për çështjen e Kosovës, por ai kishte refuzuar duke e cilësuar atë si “çështje të brendshme”.

Gjenerali Clark përshkroi situatën e rëndë në Kosovë dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe. Ai kujtoi sulmin mbi familjen Jashari në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore në fillim të vitit 1998 ku u vranë 54 anëtarë të familjes që shënoi edhe fillimin e luftës së armatosur.

“NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatis planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviçin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”.

Ai tha se kishin vazhduar paralajmërimet dhe në vjeshtën e vitit 1998 Kombet e Bashkuara miratuan rezolutën 1199 të forcuar më planin e veprimit të NATO-s. Përpjekjet e të dërguarit amerikan Christophet Hill, nuk dhanë rezultate ndërsa pas masakrës së Reçakut, një fshat në jug të Prishtinës ku u vranë 45 civilë shqiptarë, filloi procesi i negociatave në Rambouillet, Atje Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen që i jepte Kosovës vetëqeverisje thelbësore dhe parashihte vendosjen e trupave të NATO-s në terren për të siguruar zbatimin e marrëveshjes. NATO-ja pas spastrimit të ri etnik të shkallë të gjerë në mars të vitit 1999, nuk pati zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes, tha ai.

“Ne përdorëm forcën vetëm si zgjidhjen fare, fare të fundit. Por, NATO-ja nuk mund të lejonte një raund të ri të spastrimit etnik nga serbët. Sapo kishim ndaluar një gjë të tillë në Bosnjë dhe nuk mund të lejonim një gjë të tillë të ndodhte sërish në Kosovë dhe prandaj u përgjigjëm me forcë, pasi provuam të gjitha mundësitë tjera. Dhe pasi që rusët refuzuan të ndihmojnë… Pikëpamja ruse ishte se kjo është çështje e brendshme serbe dhe nëse ata duan të vrasin një milion njerëz, kjo është e drejta e tyre. Por kjo nuk është pikëpamja jonë. Ne besonim në të drejtën e çdo individi që të ketë liri dhe dinjitet në pajtim me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe nuk mund të lejonim tragjedinë njerëzore të godiste sërish Kosovën”.

Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra.

“Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Millosheviçit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”.

Gjenerali Clark hodhi poshtë pohimet ruse sipas të cilëve ka pasur shumë të vrarë nga bombat e NATO-s dhe ndërhyrja e saj ishte e paligjshme dhe e padrejtë. Ai përmendi faktin se para se të goditej ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçi ishte paralajmëruar në mënyrë që të shmangeshin viktimat.

“Ideja nuk ishte të vriten njerëzit por të ndërpritej spastrimi etnik në Kosovë, që po e kryenin trupat e tij dhe ai nuk mund t’i shmangej përgjegjësisë”.

Ai përmendi fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, përfshirë edhe zbulimin e kamionit frigorifer me trupat e shqiptarëve në Serbi. NATO-ja tha ai, bëri gjënë e duhur, ndaloi spastrimin etnik.

“1.4 milionë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. 900 mijë ikën në Shqipëri. 500 mijë fshiheshin pyjeve. Serbët po i ndiqnin dhe po përpiqeshin t’i vrisnin. Ne i dhamë fund tërë kësaj dhe jam krenar për atë çfarë bëri NATO-ja”.

Rusia, tha ai, ishte në anën e gabuar të historisë në rastin e Kosovës. Duke kujtuar periudhën e 12 qershorit të vitit 1999, kur trupat e tij ishin gati të hynin në Kosovë, ai tha se një kontingjent trupash ruse ishte futur fshehurazi në Kosovë nga Bosnja dhe ishte vendosur në aeroportin e Prishtinës, duke e ndërlikuar hyrjen e NATO-s. Por, ai mohoi të ketë kërkuar përplasje me rusët nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s atëbotë, gjenerali britanik Mike Jackson. Ai tha se gjenerali Jackson nuk kishte pranuar të dërgojë helikopterët në aeroportin e Prishtinës, por nuk i është kërkuar kurrë të sulmojë trupat ruse.

Previous Post

Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

Next Post

Banorët e “Astirit” përplasen me policinë

albnews

albnews

Related Posts

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj
Albania

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 July, 2025
Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!
Kosova

Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!

4 July, 2025
Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste
Kosova

Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste

3 July, 2025
Next Post
Banorët e “Astirit” përplasen me policinë

Banorët e “Astirit” përplasen me policinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM