Kjo është hera e parë në historinë e Izraelit që një kryeministër përballet me një proces penal. Zëdhënësi i Knesset: “Gjyqi i Netanyahu do të mbahet mend si një nga pikat më të dobëta të sistemit të drejtësisë izraelite”
Gjyqi i kryeministrit Benjamin Netanyahu me akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe shkeljes së besimit është vendosur të dielën në Gjykatën e Qarkut në Jeruzalem. Do të jetë hera e parë në historinë e vendit që një kryeministër do të përballet me një proces penal.
Të dielën, do të lexohen aktakuzat për tre rastet e veçanta, për të cilat akuzohet kryeministri Netanyahu.
Policia izraelite do forcojë praninë përpara seancës së të dielës, pjesërisht në pritje të protestave para gjykatës. Janë planifikuar dy protesta kryesore: një autokolonë për në Jeruzalem nga grupi pro-demokratik Flamuri i Zi, anëtarët e të cilit më pas do të protestojnë para gjykatës së bashku me një grup demonstruesish pro-Netanyahu./Haaretz