“Shifra e vdekjeve është afër 100 mijë, dhjetëra milionë amerikanë janë pa punë, ndërkohë presidenti e kalon ditën e tij duke luajtur golf”, tha Joe Biden, kundërshtari i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit
Ka shkaktuar reagime veprimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili ka shkuar të luaj golf përderisa vendi ende ballafaqohet me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump ka shkuar në kompleksin e tij të golfit në Virxhinia për herë të parë pas një periudhe të gjatë në ditët kur kufizimet e COVID-19 janë liruar në shumë rajone.
Kjo vizitë ku presidenti ka kaluar disa orë në kompleksin e tij të golfit është komentuar nga media e konservatorëve si sinjal i “mbështetjes për procesin e kthimit të vendit në normalizim”, ndërsa ka shkaktuar reagime në mediat kryesore liberale dhe tek demokratët.
Joe Biden, kundërshtari i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, në një postim nga llogaria e tij në Twitter ka dhënë mesazhin se “Shifra e vdekjeve është afër 100 mijë, dhjetëra milionë amerikanë janë pa punë, ndërkohë presidenti e kalon ditën e tij duke luajtur golf”.
Karahas Biden, presidenti Trump është kritikuar me postime të ngjashme edhe nga shumë anëtarë të tjerë të Kongresit. Shkuarja e Trumpit për të luajtur golf ndërkohë që pandemia vazhdon ka qenë objekt i kritikave edhe në mediat kryesore.
Derisa në ekonominë amerikane po hidhen hapa për normalizim, disa ekspertë paralajmërojnë se kthimi i hershëm në normalitet mund të shkaktojë një valë të dytë të pandemisë.
Sipas të dhënave të përditësuara, në SHBA ka tejkaluar shifrën 1 milionë e 650 mijë numri i personave të prekur nga virusi ndërsa në mbi 98 mijë numri i vdekjeve me burim nga COVID-19.