Disa minuta më parë, një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë në zonën e Medresesë në kryeqytet.
Ende nuk dihen rrethanat e rënies së zjarrit. Forcat zjarrëfikëse së bashku me policinë janë në vendngjarje në përpjekje për të evakuar personat që mund të gjenden brenda magazinës. Sipas informacioneve brenda në magazinë në momentin e zjarrit ka patur punonjës.
Burimet bëjnë me dije se disa persona që ndodheshin brenda magazinës rrezikojnë jetën e tyre pasi flakët janë të dendura.
Zjarrëfikësit janë duke punuar për uljen e flakëve të zjarrit dhe shpëtimin e personave. Ende nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa flakët janë shpërndarë edhe në një magazinë ngjitur. Shkaku ende është i paqartë.
Priten informacione më të detajuara nga hetimet.