Politikani italian Nicola Ciraci, deputet në legjislaturën e XVII italiane, i koalicionit të qëndrës së djathtë, mik i Shqipërisë e iniciator i disa aksioneve të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor mes Italisë e Shqipërisë, ka reaguar fort kundër aktit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ai foli ekskuzivisht për ‘Tempora’ nga Sonila Meço në ‘RTV Ora’ duke dhënë opinionin e tij ndaj asaj c’ka ndodhi pak orë më parë në Tiranë.
Alba Kepi: ”Faleminderit që na pranuat në këtë intervistë. Ju jeni një politikan prej shumë vitesh mjaft i lidhur dhe me realitetin shqiptar. Pak orë pas shembjes së godinës së Teatrit ju postuat në rrjetet sociale një koment mjaft të fortë ku shkruani.:”Një barbari shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Përse e mendoni këtë?”
Nicola Ciraci: ”Unë jam kundër shembjes së kishave, xhamive, vendeve të kulturës, pasi janë një pasuri botërore që nuk i përket kombit e atij që qeveris në atë moment por i përket historisë. Nuk është një problem politik. Unë kundërshtoj atë që bëri qeveria por nuk dua të hyj në problemet e brendshme politike që ka Shqipëria e as të mbështes opozitën, që sipas meje shumë prej tyre janë të instrumentalizuar. Është një problem njohje, kulture, historie, arti. Unë ndjehem dhe qytetar i Tiranës ku vij shpesh. Është një qytet që ka pak histori kulture dhe arkitekture, pasi ka ekzistuar një logjik otomane, monarkiste, fashiste, komuniste apo si dhe ajo aktuale ku secili mendon si të eleminojë atë që kanë bërë të tjerët. Kjo është një grabitje që i bëhet brezave të ardhshëm. Teatri duhej të ishte deklaruar prej kohësh pasuri e Uneskos. Sot është e rëndësishme që univerisitetet italiane si Tor Vergata dhe La Sapienza në Romë, si dhe Universiteti i arkitekturës në Bari të reagojnë në mënyrë që ky teatër të rindërtohet ashtu sic ishte, një pjesë e historisë së viteve ’30, dhe historinë e raprotit midis dy vendeve Italisë e Shqipërisë e që nuk shqetësonte askënd me praninë e tij. Unë kam mbështetur Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që në fillim të saj e do vazhdoj ta mbështes me mendimin se Italia duhet të pretendojë e të bëjë dicka për rindërtimin ashtu siç ishte të kësaj godine.”
Alba Kepi: ”Ju shkruani se akti i shembjes së teatrit të Tiranës ishte një plagë në raportin mes Italisë e Shqipërisë.”
Nicola Ciraci: ”E gjitha është një plagë. Unë shoh për shembull statuja në bronz të Leninit e Stalinit, të realizuar majft mirë, e të fshehura pas muzeut dy hapa larg vendit ku ishte teatri ynë. Edhe në këtë fakt nuk duhet të ndërhyjë problemi politik, sepse dhe realizmi socialist që ishte pjesë e jetës së shqiparëve nuk duhet mbajtur fshehur, e nuk duhen shembur. Nuk janë fituesit e momentit që mund të eleminojnë historinë e një populli. Është pa dyshim një plagë por që nuk duhet përdorur siç ndodh në Shqipëri, pra për motive politike, këto janë probleme të brendshme të Shqipërisë. Problemi është se arti, kultura, njohuria janë globale dhe nuk i përkasin personave të veçantë. Unë pretendoj që dhe qeveria italiane të ndërhyjë në këtë drejtim, pasi ka një heshtje nga të gjithë në këtë problem, duhet të punojmë për ta rindërtuar atë ç’ka Italia ka bërë në atë moment historik në Shqipëri. Është diçka që duhet pretenduar. Jam i bindur se qeveria do të mund të bëj atë ç’ka duhet dhe duhet të marrim parasysh se Shqipëria kërkon të hyjë në Bashkimin Europian, ku ka një kushtetutë ku të mirat kulturore, arkitektonike, monumentale janë të mbrojtura. Zhvishem nga debati politik dhe si një operator kulture në raporte të ngushta me Shqipërinë e që deri para Covid 19 kam punuar për të sigluar marrëveshje të ndryshme mes Universitetit të Barit e universiteteve më të rëndësishme private shqiptare e me Akademinë e Arteve të bukur, them se duhet respekt për kulturën, për hsitorinë, për njohurinë e një bashkëpunim mes popujve. Unë besoj se qeveria shqiptare duhet të ndryshojë ide e të pranojë idenë e rindërtimit të një teatri ashtu siç ishte e për atë që ai ishte. Një kujtim i rëndësishëm që duhej dhe u duhet dhuruar brezave të rinj.”
Alba Kepi: ”Në fakt mungoi një reagim para dhe pas asaj ç’ka ndodhi nga ana e Ambasadës italiane në Tiranë dhe një zë i fortë i Institucioeve Europiane mbi atë se çfarë po ndodhte. Ju shkruani se shembja e teatrit është një njollë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE?”
Nicola Ciraci: ”Në fakt njollat janë kudo. Janë në politikën shqiptare pozitë e opozitë, janë në politikën e vendit tim Itali, që u tregua e pavëmendshme në atë ç’ka po ndodhte. Një njollë e përgjithshme për të gjithë, pasi shumë gjëra duheshin bërë shumë e shumë kohë më parë. Edhe për mediat shqiptare ndjej të them se kanë synuar më shumë të sjellin lajmin si një scoop por që shumë mirë mund të bëhej duke punuar për të informuar që ky teatër meritonte të bëhej pasuri e Uneskos. Por nuk është për të fajësuar askënd. Këtu fajet janë të të gjithëve me rezultatin final që ky teatër nuk është më. Pra nuk ka fajtor e të pafajshëm por ka vetëm fajtorë.”
Alba Kepi: ”Në fakt më shumë se fajtor, sot ndjehemi të humbur pasi ajo ç’ka Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri në më shumë se dy vite dhe duke u dhunuar nga politika nuk hyri në punë për asgjë.”
Nicola Ciraci: ”Unë kam qënë disa herë në teatër e kam firmosur pericionet e tyre. Fakt është se në Tiranë po zhduket lagjja otomane , janë zhdukur shumë objekete monumente. Sipas mendimit tim, problemi nuk është vetëm i Ramës, por i një klase politike që nuk kuroi urbanistikën. Nga njëra anë Tirana ka një plan rregullues urbanistik e nga ana tjetër kryhen gabime të tilla që anulojnë ato që janë hapat e bërë deri më sot. Nuk mund të ecet para duke eleminuar gjithçka. Tashmë në Tiranë numërohen me gishtat e dorës monumentet historike në këtë qytet. Problemi në Tiranë nuk është investimi në të ardhmen por konservimi i asaj pak se çfarë ka mbetur. Unë besoj se askush nuk do një qytet pa shpirt e pa histori.”
Alba Kepi: ”Në fakt ka një absurditet. Nga njëra flitet për Tiranën si një qytet ekologjik i së ardhmes që po kërkon të respektojë ambientin dhe natyrën e nga ana tjetër shohim të ngrihen kulla betoni.”
Nicola Ciraci: ”Por është një problem prej 20 vitesh.”
Alba kepi: ”Por që vazhdon të kryhet dhe sot e është absurde?”
Nicola Ciraci: ”Po bëhen mbi 20 vite që Shqipëria ka humbur rastet e saj. Është një vend kaq i bukur me fauna e flora të rëndësishem por që cimento betonit ngrihet e prej 20 vitesh vazhdon. Është jo vetëm një faj i sotëm por që vjen prej kohësh. Shpresoj që prej sot të gjithë të kemi një sensibilitet më të madh ndaj politikave green, ndaj politikave në mbrojtje të territorit, në mbrojtje të monumenteve të kulturës madje dhe ato të epokës socialiste e komuniste. Historia nuk eleminohet. Mund ta gjykojmë por jo ta eleminojmë. Prej 20 vitesh Tirana i është nënshtruar pothuajse një shkatërrimi urbanistik e sipas mendimit tim asnjë deri më sot nuk bëri për këtë qytet atë që duhej të ishte bërë e ky është një rast për të bërë më shumë që ajo pak që ka mbetur në Tiranë nga epoka otomane mos të shembet dhe të hapet një debat i madh publik mbi urbanistikën, peisazhin natyror, arkitekturën, që ajo ç’ka ka mbetur të ruhet. E pra nga kjo dhimbje që shkaktoi shembja e Teatrit mund të lindë një lëvizje civile.”
Alba Kepi: ”Një nga fajet që i vishej godinës së teatrit ishte se i përkiste arkitekturës fashiste. Ngjan më shumë si një motiv i manipuluar për të justifikuar shembjen?”
Nicola Ceraci:”Është një gabim i madh të mendohet se qeveritarët e sotëm të eleminojnë historinë e djeshme. Otomanët, monarkia, fashizmi, komunizmi, sistemi i sotëm nuk mund të eleminohet nga fituesit e fundit. Historia mund të gjykohet por jo të shembet. Duhet vlerësuar çdo lloj forme artistike. Edhe në Itali unë jam kundër eleminimit të rrugëve me emrat e mbretërve e të monarkisë italiane. Dhe kjo është një pjesë e historisë . Duhet të përfitojmë nga ky moment për të rilindur urbanistikën, kulturën, njohurinë hsitorike të Shqipërisë.”
Alba Kepi: ”Lexoj gjatë orëve të fundit atë se si e përcjellin mediat ndërkombëtare atë ç’ka ndodhi në Shqipëri duke e quajtur si lindjen e një rreziku me precendent. Pra rreziku se do i vijë rradha objekteve të tjera?”
Nicola Ciraci: ”Mendoj se rreziku sot është i vogël pasi shumë objekte të tilla historike janë shembur, mendoj se duhet pasur vëmëndje në godinën e Piramidës. Duhet kujdesur që të ruhet ajo pak që ka mbetur me koshiencën e një njohurie kolektive. Shqipëria nuk ka nevojë për çemento , por për rindërtim, restaurim, një plan të ri urbanistik, e për një qytet si Tirana që ruan historinë, kulturën, njohurinë e t’ja dhuroj së ardhmes.”
Alba Kepi: ‘‘Ju jeni pjesë e asaj ç’ka mjaft të huaj që e duan Shqipërinë, po bëjnë për kulturën e konservimin e historisë së Shqipërisë. Thatë se po bashkëpunoni me shumë universitete. , Cfarë mund të na thoni më shumë në fokusin e këtij aksioni sensibilizues për të cilin kemi nevojë sot.”
Nicola Ciraci: ”Unë jam një mbështetës i pranimit të Shqipërisë në BE. Porta kryesore për të hyrë në të është kultura e arti e bashkimi i popujve përmes kësaj pasurie historie, përfshirë teatrin që duhet të jetë një biletë vizite për në BE. Ko pasuri duhet të shërbejë për të bashkuar më shumë Shqipërinë me Perëndimin, Shqipërinë me Europën, dhe është mjeti më i mirë në integrimin mes popujve. Ka mjaft financime europiane që po ndihmojnë Shqipërinë në këtë drejtim si për shembull në Karaburun dhe që dëshmojnë se Shqipëria është jo vetëm e bukur por mund të shërbejë për Europën në këndvëshrim ambiental e kulturor.”
Alba Kepi: ”E mbyll me atë ç’ka shumë prej nesh përfshirë dhe ekspertë italianë i ka prekur në atë aksion shembje te godinës. Një goditje e fortë ruspe në fasadën kryesore të Teatrit si për të thënë po fshihet gjtihcka që ishte deri më sot. Edhe për ju kështu?”
Nicola Ciraci: ”Jo, pasi ka mbi 20 vite që Shqipëria goditet me ruspa. Kjo qe një tjetër ruspë e rradhës. Më ka prekur si italian se që shëmbja e një shembulli të një arkitetkture të rëndësishme italiane, më ka prekur për dashurinë që kam për Italinë. Por ka 30 vite që ka rruspa në Shqipëri. Problemi nuk është i sotmi e kjo duhet të shërbejë për të bërë një analizë më të thellë në atë ç’ka zhvillimi i Shqipërisë solli me një dhunë të tillë urbanistike.”
Alba Kepi: ‘‘Për ta mbyllur çfarë do të mund t’i këshilloni atij qytetari të thejshtë shqiptar që dashuron historinë e vendit të tij artin, kulturën e kërkon ta ruajë fort.”
Nicola Ciraci: ”Duhet të imagjinojnë një Shqipëri që nuk është e bërë vetëm me qëndra tregtare, por një Shqipëri që ruan historinë e saj, identitetin e saj, vlerën e asaj që Shqipëria ka përfaqësuar gjatë shekujve të fundit. Çdo qytetar duhet ta dijë se pa histori nuk ka të ardhme, nuk mund të imagjinohet një e ardhme pa të shkuar. Nuk është e nevojshme të ketë shumë çemento dhe duhet më shumë politikë green që Shqipëria ta dashurojë më shumë vetveten.”