E shqetësuar për sektorin e saj të turizmit, i goditur nga pandemia e COVID-19, Kroacia hapi sot kufirin për shtetasit e dhjetë vendeve të BE-së, njoftoi kryeministri Andrej Plenkoviç.
“Kroacia ka anuluar ndalimin e përkohshëm të kalimit kufitar për shtetasit e disa vendeve”, tha ai, në një takim të kabinetit.
“Ne po i hapim kufijtë për turizmin”, shtoi kryeministri.
Ekspertët vlerësojnë se të ardhurat nga turizmi, që përbëjnë rreth 20% të PBB-së së Kroacisë, mund të bien me 70% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë.
Lista e këtyre vendeve përfshin Gjermaninë, Slloveninë dhe Austrinë, shtetasit e së cilëve janë ndër turistët që vizitojnë më shumë Kroacinë çdo vit, veçanërisht bregdetin e saj të Adriatikut.
Kjo masa është e aplikueshme edhe për Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Sllovakinë.
Plenkoviç sqaroi se vendet janë përzgjedhur sipas tendencës së epidemisë, e ngjashme me atë në vendin e tij.