Ministri gjerman i
Punëve të Jashtme, theksoi sot se ka mbetur shumë pak kohë për të evituar një
Brexit të ashpër, pas kundërshtimit të ri që iu bë sot traktatit të daljes nga
Bashkimi Evropian nga ana e deputetëve britanikë.
“Ne nuk kemi më shumë kohë për të evituar një Brexit të çrregullt”, paralajmëroi Heiko Maas në një komunikatë të shkurtër.
“Britanikët duhet të vendosin para 12 prillit se di do të procedohet më pas”, shtoi ai./ATSH/