Autoritetet ruse dhanë një shifër dy herë më të lartë të viktimave nga Covid-19 për muajin prill. Departamenti i Shëndetit në Moskë tani thotë se 1.561 njerëz vdiqën nga sëmundja, në një kohë kur më parë, ishte njoftuar për 639 jetë të humbura.
Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte edhe rastet e dyshimta të vdekjeve nga koronavirusi. Raportet mediatike e kishin theksuar se shifrat zyrtare ishin mjaft të ulëta e për këtë, qenë akuzuar prej zyrtarëve për lajme të rreme dhe shtrembërim të fakteve.
Vetëm në 24 orët e fundit, vendi raportoi 232 vdekje të reja nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore kjo e viktimave që nga fillimi i pandemisë, thotë REL. Në Rusi, deri tani janë konfirmuar mbi 387.000 raste të infektuarisht dhe më tepër se 4,300 viktima. Qeveria ruse e konsideron për çdo rast të ulët shkallën e vdekshmërisë, e thotë se arsyeja e këtij fenomeni, është programi i testimit masiv që ka ndërmarrë vendi.