Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter ka falënderuar në gjuhën shqipe ushtruesin e detyrës Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakajn, për riatdhesimin e 53 shtetasve të Maqedonisë së Veriut.
Siç shkruan Dimitrov, studentët tashmë gjenden në vendlindje, ndërsa nga Arabia Saudite kanë ardhur përmes Tiranës.