Kosovë, 13 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe dy të shëruar.

Nga rastet pozitive, dhjetë janë në Vushtrri, dy në komunën e Mitrovicës dhe një në Prishtinë.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

Numri total i rasteve në Kosovë është rritur në 1083, ndërsa 30 prej tyre kanë përfunduar me vdekje. Numri i të shëruarve është 843.

Share This Article