SHBA, 20 mijë raste të reja të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 19,788 raste të reja të infektimeve dhe 600 viktima të koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara, bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 1,790,191, që paraqet shifrën bindshëm më të lartë në botë.

Përpos të infektuarve, Shtetet e Bashkuara deri më tani i kanë regjistruar 104,381 të vdekur, që gjithashtu është numri më i madh i viktimave nga të gjitha shtetet e botës.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar, shkruan “CNN”.

Pavarësisht numrit shqetësues të rasteve, presidenti amerikan, Donald Trump, është i vendosur që t’i largojë masat kufizuese dhe ta riaktivizojë ekonominë.

Share This Article