Presidenti Thaçi thotë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u dëshmuar se po funksionojnë me sukses institucionet e pavarura të vendit.
Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë për media, pasi ka pranuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e tij për mandatarin e formimit të Qeverisë.
“Sot kam pranuar aktgjykimin e Gkykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin tim me të cilin propozova z, Hoti për Kryeministër. U dëshmua edhe njëherë se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Është hapur rruga për formimin e Qeverisë. Shpresoj të jetë kapitull i ri për stabilitet”, ka thënë Thaçi.
Ai thotë se ka qenë i sigurt se në hapat e tij të ndërmarrë për mandatimin e Hotit, nuk e ka shkelur Kushtetutën.
“Kam qenë i kujdesshëm që cdo hap që kam marrë, të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën” .
“Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka lluksin të ketë vakum në qeverisje. Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për Kryeministër të marrë përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi.