Themlusi i Alb Uk Tv, Helidon Kastrati, ka kritikuar Institucionet e Shqipërisë për Reformën zgjedhore e cila sipas tij po lë anash ajken e shqiptarëve, Diasporën. Ai ka shprehur habi se si është e mundur të diskutohet për reformen zgjedhore pa folur asnjë fjalë të vetme për votat e Diasporës. Pronari i Televizionit të vetëm shqiptarë në Londer ka treguar se për përfshirjen e Diasporës ka kërkuar në shumë takime me përfaqësues të pozitës dhe opozitës por fatkeqsisht kërkesa ka hasur në vesh të shurdhër ‘Si duan Votën tonë duke mos na përfillur” ? ka pyetur ai.