Ylli i tenisit Novak Gjokoviç thotë se është “e pamundur” të luash nën kufizimet e sigurisë të propozuara për të siguruar që Open i SHBA të zhvillohet pas dyerve të mbyllura.
Turneu Grand Slam është planifikuar të fillojë më 31 gusht në Neë York.
Gjokoviç, numri një në botë për meshkuj në tenis, tha se ai kishte diskutuar të ardhmen e lojërave me organizatorët.
“Rregullat që ata na thanë për t`i respektuar që të jemi atje janë rregulla ekstreme” tha serbi.
“Ne nuk do të kemi qasje në Manhattan, do të duhet të flemë në hotele në aeroport, për t’u testuar dy ose tre herë në javë.
“Gjithashtu, ne mund të kemi vetëm një person në klub që është me të vërtetë e pamundur. Ju keni nevojë për trajnerin tuaj, pastaj një trainer të fitnesit, pastaj një fizioterapist.”/BBC