Protesta rreth reagimit të qeverisë ndaj koronavirusit nga ekstremi i djathtë dhe tifozët e futbollit ka marrë përmasa të dhunshme.
Përplasjet në qendër të kryeqytetit, Romë, filluan pas një përleshjeje mes demonstruesve, thonë raportet.
Policia u përgjigj me spërkatje uji dhe gaz lotsjellës dhe bëri disa arrestime.
Qindra njerëz marshuan për t’i bërë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen për trajtimin e saj të krizës dhe dëmet e bëra në ekonomi dhe vendet e punës.
Me më shumë se 33.800 vdekje dhe 234,000 raste që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, Italia ka qenë një nga vendet më të goditura në botë.
Protestuesit u mblodhën në zonën antike rreth Circus Maximus.
Përplasjet shpërthyen ndërsa njëri prej përfaqësuesve të tyre filloi të flasë me mediat, thonë raportet.
Disa demonstrues hodhën shishe, gurë dhe bomba tymi drejt policisë, gazetarëve dhe fotografëve dhe bërtitën “gazetarë, terroristë”, raportoi agjensia e lajmeve AFP.
Italia ka hyrë në fazën e saj të fundit në lehtësimin e kufizimeve të bllokimit, duke lejuar udhëtimin e brendshëm midis rajoneve dhe hapjen e kufijve të saj ndërkombëtarë.
Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se qeveria po punon për të shpejtuar pagesat sociale dhe premtoi “një reformë serioze të taksave”.
Dyqanet, kafenetë dhe restorantet kanë hapur tashmë përsëri dyert e tyre dhe ditët e fundit vendet turistike kanë filluar të mirëpresin turistët./BBC