Barcelona merr kohë për Lautaron: Real, United e Liverpool tentojnë parakalimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Spanja vijnë detaje të tjera në lidhje me cështjen Lautaro Martinez-Barcellona. Sipas “Sport”, argjentinasi gjatë javës ka patur një takim me Antonio Conte për ti komunikuar dëshirën e tij për tu larguar nga klubi në fund të sezonit. Një lëvizje e studiuar, për të përshpejtuar tratativën, por që, për momentin, nuk i ka dhënë asnjë lëvizje vendimtare. Përkundrazi. Marca flet për një prapaktheu të rrezikshëm të blaugranave që mund të lehtësojë ndërhyrjen në negociata të klubeve të rëndësishme si Real Madrid, Manchester United ose Liverpool.

Në pritje të gjendet një akord mbi pagesë e pjesë shkëmbimi për të ulur pretendimet e Inter, Barcellona për momentin ka disa probleme të brendshme e nuk duket në gjendje për të bërë një goditje për më shumë se 100 milionë. Shkurtimi i pagave për të përballuar emergjencën Koronavirus do të stononte në fakt me investimin e mundshëm për Lautaro e mund të krijonte edhe ndonjë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.

Një situatë e mundshme eksplozive, që i ka bindur drejtuesit blaugrana të marrin kohë e të ngadalësojnë tratativën me Inter. Një zgjedhje gati e detyruar, që mund të vendosë gjithcka në diskutim. Në kohën që Barça merr kohë, në fakt, të paktën tre klube të tjera janë gati të luajnë në kundërsulm, duke tentuar ti rrëmbejnë Lautaron katalanasve. Sipas Marca, në pritje janë Real Madrid, Manchester United e Liverpool. Tre të fortë për ti përballuar në merkato, që mund të prishin keq planet blaugrana për “Toro”

Share This Article