Rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë njerëzit që vijnë në Britani të Madhe të izolohen për 14 ditë, kanë hyrë në fuqi.
Kush mbërrin me avion, traget ose tren, përfshirë shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të japë një adresë ku do të izolohet dhe nëse nuk zbatojnë rregullat, do të përballen me gjobë deri në 1.000 paundë.
Sekretarja e brendshme, Priti Patel tha se këto ligje ishin hartuar “për të parandaluar një valë të dytë” të koronavirusit. Por disa industri kanë paralajmëruar se çfarë ndikimi të rëndë do të kenë këto rregulla mbi to. Kushdo që vjen nga Republika e Irlandës, Channel Islands apo Isle of Man nuk ka pse të plotësojë formularin ose të hyjë në karantinë.
Ekzistojnë gjithashtu përjashtime për punëtorët në disa industri siç janë transporti rrugor dhe profesionistët mjekësorë që po ofrojnë kujdes thelbësor. Të gjithë udhëtarët e tjerë duhet të plotësojnë një formular pas mbërritjes. Po nuk e plotësuan, rrezikojnë gjobë prej 100 paundë ose mund t`i refuzohet hyrja.