Ylli kosovar ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesligën gjermane!
Milot Rashica nuk pati natë të mirë në Prishtinë në ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë (1:1) në kualifikimet për “Euro 2020”. Por, ylli kosovar vazhdon të shkëlqejë në Werder Bremen. Rashica e realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër gol në fitoren prej 3:1 të skuadrës së tij ndaj Mainzit në fundjavën e kaluar, raporton Gazeta Express.
Kjo paraqitje fantastike ka bërë që Rashica të përzgjedhet sërish në formacionin e javës në Bundesligën gjermane, krahas yjeve të tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.
Lojtari anësor deri më tani ka pasur 28 paraqitje për Werder bremenin dhe i ka shënuar 9 gola në të gjitha garat. 8 sosh i ka realizuar vetëm në Bundesligë. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Werderit, pas Kruses, që ka shënuar 10 gola në kampionat.