Berlusconi: Monza synon ngjitjen në Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Silvio Berlusconi ka thënë se Monza synon që të arrijë në Serie A.

Monza që sapo ka siguruar plasmanin në Serie B, kishte krijuar një diferencë të madhe pikësh në Serie C, 16 pikë para vendit të dytë Carrareses, para se pandemia të ndalonte aktivitetet sportive, transmeton KOHA.

Për këtë arritje pronari i Monzas, Berlusconi, thotë të mos ketë pasur asnjë dyshim, porse synimet tani janë më të mëdha.

“Kurrë s’kam pasur dyshime për këtë. Ne filluam në krye dhe qëndruam aty deri kur u ndalua aktiviteti. Tani do të ndërtojmë një ekip shumë të mirë që të luajë në Serie B. Arritja në Serie A varet nga shumë faktorë, por ne i dimë disa prej tyre shumë mirë dhe do të bëjmë gjithçka që t’i shfrytëzojmë ato”, ka deklaruar ish-presidenti i Milanit për Il Cittadino.

Share This Article