Bota
Trump përmend teorinë konspirative për protestuesin e shtyrë nga policia
Presidenti amerikan Donald Trump të martën ndau një teori konspirative të pabazë, duke sugjeruar se një protestues i moshuar i rrëzuar në trotuar nga policia javën e kaluar në qytetin Bafalo të shtetit të Nju Jorkut, mund të ketë qenë një “provokator” antifashist që po përpiqej të dëmtonte pajisjet kominikuese të policisë.
Në Twitter, Presidenti Trump përsëriti një version të incidentit të transmetuar në kanalin One America News, që ka prirje për të mbështetur Presidentin Trump. “Protestuesi i Bafalos, i shtyrë nga policia, mund të jetë një provokator i ANTIFA-s. 75 vjeçari Martin Gugino u shty nga policia pasi dyshohej se po skanonte komunikimet e policisë në mënyrë që të bllokonte pajisjet e tyre”.
Trump shtoi, “unë e pashë se si ai ra më fortë se sa ishte shtyrë. Ai kishte në shënjestër një skaner (të policisë). A mund të jetë kurth? “
Avokatja e zotit Gugino, i cili mbetet i shtruar në spital për shkak të një lëndimi në kokë, dënoi shpejt postimin e Presidentit Trump në Twitter, duke thënë se ishte “një akuzë e rëndë, e rrezikshme dhe e pavërtetë” që zoti Gugino kishte qenë pjesë e një “kurthi” të koordinuar nga demonstruesit antifashistë.
“Martini ka qenë gjithmonë një protestues paqësor sepse është i interesuar për gjendjen e shoqërisë sot,” tha avokatja Kelly Zarcone. “Ai është gjithashtu një banor tipik i Nju Jorkut perëndimor që e do familjen e tij. Askush nga forcat e zbatimit të ligjit nuk ka sugjeruar ndryshe”.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dënoi gjithashtu postimin e Presidentit Trump në Twitter.
“Nuk ka asnjë fakt për asnjë nga pretendimet e tij. Ai duhet të kërkojë falje për postimin në Twitter. Sa e pamatur, e rëndë, dhe e egër,” tha Cuomo.
Ari Fleischer, ish zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së ish-presidentin George W. Bush, ishte në mesin e atyre që reaguan shpejt ndaj përsëritjes së historisë së transmetuar në kanali One America News.
“Prirja e presidentit për të shpëndarë teoritë konspirative do ta shkatërrojë atë nga pikëpamja politike. Kjo është e pamatur. Ai nuk e dinë si të ndalet,” tweeted Fleischer.
Ndaj dy policëve në Bafalo, Aaron Torgalski dhe Robert McCabe, u ngritën akuza për sulm pas publikimit në mediat sociale të një video, ku ata shihen duke e shtyrë me forcë zotin Gugino pasi ai iu afrua atyre të premten e kaluar gjatë një prej dhjetra protestave kundër vdekjes nën arrest të afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj në Mineapolis.
Zoti Gugino u rrëzua në trotuar, duke pësuar një lëndim në kokë. Në video shihet se si shumë oficerë të Departamentit të Policisë së Bafalos ecnin pranë tij ndërsa ai po rrinte i shtrirë palëvizur dhe i gjakosur.
Departamenti i policisë në fillim pretendoi se zoti Gugino ishte rrëzuar vetë.

Policët Torgalski dhe McCabe janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me incidentin. Zoti Gugino mbetet në spital në gjendje të rëndë.
Mediat raportuan se zoti Gugino është një aktivist paqësor në Nju Jork, anëtar i lëvizjes PUSH Buffalo, e cila përqendrohet në strehimin me kosto të përballueshme, dhe Qendrës për Paqe në Nju Jorkun perëndimor, një organizatë për të drejtat e njeriut.
Ai është gjithashtu aktiv në Lëvizjen Katolike të Punëtorëve dhe kritikon shpesh Presidentin Trump në mediat sociale.
Pas incidentit, Kryebashkiaku i Bafalos, Byron Brown e quajti zotin Gugino një “agjitator” i cili “po përpiqej të nxiste turmën e njerëzve”.
Kur policët Torgalski dhe McCabe u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u ngritën akuza për sulm, 57 kolegë të tyre në Ekipin e Reagimit ndaj Emergjencave dhanë dorëheqjen nga skuadra, duke treguar mbështetjen për policët e pezulluar.
Presidenti Trump shpesh e ka quajtur lëvizjen antifashiste Antifa si një organizatë terroriste vendase dhe ka thënë me prova të pakta se ata kanë qenë përgjegjës për dhunën që shpërtheu në disa nga protestat në vend pas vdekjes së George Floydit.
Në ditët e fundit, protestat kanë qenë kryesisht paqësore me pak arrestime.
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
-
Albania15 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
