Jep betimin dhe një deputete e LSI-së

albnews
By
1 Min Read

Deputetja nga listat e LSI-së për qarkun e Shkodrës, Amra Borova, bëri sot betimin në Kuvend, duke e çuar në 99 numrin e deputetëve.

Betimi i saj ishte parashikuar që seancën e kaluar, por mungoi për arsye  që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i cilësoi “objektive dhe më madhore” .

Ndërkohë në KQZ kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe dy deputetë të tjerë nga PD, Korab Lita dhe Halil Jakimi.

Share This Article