Hajdari: PD e LSI të mos bojkotojnë zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Rudina Hajdari vendosi sërish theksin tek ndryshimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura ku deklaroi se do të luftojë deri në fund.

Pas takimit të opozitës parlamentare me kryeministrin Rama, ajo u bëri thirrje PD-së dhe LSI-së që të rikthehen në parlament dhe të mos bojkotojnë më zgjedhjet.

Ne i shpjeguam kryeministrit Rama. U njoh shumë mirë me kërkesat tona se ajo marrëveshje nuk i ka prekur këto tonat. Nuk ka shqiptar që nuk do ndryshimin e sistemit zgjedhor. Rama e di fare mirë këtë gjë. Unë e di shumë mirë marrëdhënien me Bashën. Por kjo nuk është më çështja e shqiptarëve. Rama duhet të reflektojë për marrëveshjen. LSI dhe PD duhet të rikthehet dhe të mos bojkotojnë më zgjedhjet. Çfarë do i sigurojmë shqiptarëve sot që të mos të vi një Ramë tjetër. Duhet vetëm hapja e listave. Kjo marrëveshje është diçka tjetër. Nuk mund tu mbyllet dera opozitës parlamentare, unë do të luftojë deri në fund”, tha Hajdari.

Share This Article