Në Brazil, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 1.274 persona gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 1.274 vdekjet e reja numri i viktimave në Brazil ka arritur në 39.680, ndërsa me 32.913 raste të reja ka arritur në 772.416 numri i rasteve. Gjithashtu në vend nga virusi janë shëruar 325.395 persona.
Rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 156.316 raste dhe 9.862 vdekje.
Brazili me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë është vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve me COVID-19, ndërsa në “Amerikën Latine cilësohet si epiqendra e pandemisë”.