• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, July 3, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Tiranë: Rishikim apo shfuqizim i paketës antishpifje?

Tiranë: Rishikim apo shfuqizim i paketës antishpifje?

by albnews
12 June, 2020
in Albania
0
3
VIEWS

Rishikimi i plotë i paketës anti-shpifje pjesë përbërëse e listës prej 15 kushtesh që Shqipëria duhet të plotësojë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

Fati i kësaj pakete tanimë duket i paralajmëruar: dy ligjet e saj rrezikojnë lirinë e shprehjes në Shqipëri. Në draft – opinionin e Komisionit të Venecias (KV) për këtë paketë, të publikuar ditët e fundit, ligjet e saj cilësohen ” me efekt frenues ndaj fjalës së lirë dhe mundësi për të prodhuar censurë dhe autocensurë në median on line dhe jo vetëm”. Ky komision i rekomandon Parlamentit dhe qeverisë Rama ta rishikojë paketën ligjore anti-shpifje dhe të krijojë kushte për vetërregullimin e medias on line, ndaj së cilës vepron kryesisht kjo paketë.

Këshilli Kombëtar i Integrimit, në një takim të zhvilluar të martën (09.06.20) publikoi rekomandimet dhe kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Rishikimi i plotë i paketës anti-shpifje dhe plotesimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias në tetor të këtij viti, është i shtati  në listën prej 15 kushtesh.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, anëtar i Unionit Kristian-Demokrat, deklaroi të martën, në emër të Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, se “kërkojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes”, si një nga kushtet për fillimin e negociatave të pranimit. 

Lajme të mira, në kohën e duhur

Për gazetarët dhe shoqatat e tyre këto zhvillime janë pikërisht ato që ata kërkuan me protestat e tyre në fund vitin 2019, kur paketa u miratua, edhe pse ata bënë protesta dhe pati kundërshti edhe BE, Këshilli i Europës, që ua dërgoi paketën anti-shpifje ekspertëve të KV, për të dhënë opinionin e tyre, pasi sugjerimet e këtij Këshilli nuk u morën parasysh.

Aleksandër Çipa, analist i pavarur dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë thotë për DW se ” rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe deklarata e eurodeputetit gjerman Michael Gahler janë lajme të mira, në kohën e duhur.”

” Ato shmangin rrezikun ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri. Janë një përgjigje pa ekuivok kundër nismës së qeverisë për të krijuar nje realitet ,që do të cungonte lirinë e shprehjes në mediat on line” thotë ai për DW.

Argumentat dhe interpretimi juridik i Komisionit të Venecias, thekson Aleksandër Çipa, përkojnë me ato që ka paraqitur Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Këshilli Shqiptar i Medias  dhe organizatat e tjera të gazetarëve, që në krye të herës, në seancat e konsultimit në komisionin parlamentar të medias dhe atë të ligjeve, të draft paketës anti-shpifje. Por ato nuk u morën parasysh.

Pse nuk u dëgjua zëri kundër i gazetarëve?

Protestat e gazetarëve dhe solidariteti ndaj tyre i organizatave ndërkombërare të gazetarëve nuk patën rezultat.

” Ndjej keqardhje që zëri i gazetarëve nuk u dëgjua. Maxhoranca socialiste u tregua kokëfortë. Por në këtë kokëfortesi mendoj se ka rolin e vet edhe gjendja kritike dhe realiteti i mediave on line në Shqipëri: ka kaq shumë ndotje etike, kaq shumë përbaltje që shtohet nga dita në ditë. Pa lënë mënjanë klimën politizuese dhe emocionin që shfaqën gjatë diskutimeve për këtë paketë aktorët kryesorë të maxhorancës dhe qeverisë socialiste Rama”  thotë Aleksandër Çipa për DW.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias e konsideron mos marrjen parasysh të zërit të gazetarëve dhe organizatave të tyre si tregues ” të papërgjegjshmërisë së ligjvënësve.”

“Mendoj që ligjvënësit, vitet e fundit prodhojnë vetëm ligje që janë në shërbim të një pakice të privilegjuar. Shpesh ligjet janë anti- kushtetuese dhe në shumicën e rasteve shkojnë kundër vlerave  europiane. Pas mosdekretimit të paketës anti-shpifje nga Presidenti Meta dhe mos marrjes në konsideratë nga maxhoranca socialiste të argumentave të tij për rishqyrtimi, në fuqi hyri vetëm njëri nga dy ligjet e paketës anti-shpifje, ligji për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP). Por ky ligj është nul, pa sens, pa ligjin tjetër atë për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA). A nuk është kjo mungesë përgjegjësie?” thotë Koloreto Cukali për DW.

Shfuqizim apo rishikim?

Mangësitë e paketës anti-shpifje, në kurriz të lirisë së shprehjes duket se janë thelbësore.

Ligji për AMA parashikon që ky autoritet të shqyrtojë brenda 48 orëve ankesat e individëve, bizneseve, institucioneve, kur ato pretendojnë se ndaj tyre është shpifur, cënuar dinjiteti , privatësia nga mediat tradicionale dhe ato online. AMA i jepet e drejta me ligj të vendosë gjoba që shkojnë deri në 8 mijë Euro, nëse mediat nuk reagojnë në rastet e denoncimeve. Ndërkohë AKEP hyn në lojë duke vendosur pop apps  që shfaqen sa herë klikohet në websitet apo portalet e mediave,për të cilat ka marrë sinjal nga AMA.

AKEP-it ligji i jep të drejtën të shkruajë në pop apps, që media ose portali në fjalë ka shpifur apo ka cënuar dinjitetin e individit, biznesit, institucionit. Në rast se media apo portali edhe pas vendosjes së pop apps nuk reagon, atëherë AKEP ka kompetencën që me anë të operatorëve që ofrojnë shërbime interneti, (Internet Service Providers, ISP) të bllokojë domenin e websiteve të caktuara dhe të bëjë të pamundur aksesin e publikut tek ato në territorin e Shqipërisë. Me fjalë të tjera AMA shndrrohet në një agjensi censure, në një gjykatë që vendos kurse AKEP në një agjensi zbatuese, përmbaruese të vendimeve të AMA, duke anashkaluar institucionet e drejtësisë së reformuar.

Opinioni i Komsionit të Venecias ka paraqitur edhe mangësi të tjera të paketës anti-shpifje, si formula e përzgjedhjes së anëtarëve të AMA që nuk siguron pavarësinë nga qeveria.

“Maxhoranca dhe qeveria  duhet të tërhiqen plotësisht nga  paketa ligjore anti-shpifje, që paraqet rrezik të madh për lirinë e shprehjes dhe egzistencën e mediave on line.  Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë  mbështet rekomandimin e Komisioni ttë Venecias për  ngritjen e një  njësie vetë-rregulluese. Qeveria që ndërmorri nismën për këtë paketë  le të krijojë terrenin dhe mbështetjen inkurajuese për ngritjen e mekanizmave vetërregulluese” thotë  Aleksandër Çipa  për DW .

Edhe Këshilli Shqiptar i Medias është pro shfuqizimit të paketës anti-shpifje.

” Do përpiqemi bashkë me organizatat e tjera të gazetarëve që qeveria të tërhiqet plotësisht nga kjo pakerë dhe tentativa për t’i vënë nën kontroll mediat. Do të vazhdojmë procesin e ngritjes së mekanizmave vetë rregullues siꞔ thotë rekomandimi bazë i Komisionit të Venecias” thorë për DW, Koloreto Cukali.

Shfuqizimi dhe rishikimi janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria thotë rishikim, Parlamenti Evropian dhe gazetarët kërkojnë shfuqizim.

Previous Post

Pica me gjethe hithre – recetat e karantinës

Next Post

Në Kosovë përkujtohet 21 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s

albnews

albnews

Related Posts

Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve
Albania

Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

3 July, 2025
VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës
Albania

VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

3 July, 2025
Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura
Albania

Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

3 July, 2025
Next Post
Në Kosovë përkujtohet 21 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s

Në Kosovë përkujtohet 21 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

3 July, 2025
Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

Media italiane: Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

3 July, 2025
VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

VIDEO/ Nga eurot cash te pronat, policia italiane publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

3 July, 2025
Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

3 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5046 shares
    Share 2018 Tweet 1262
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2534 shares
    Share 1014 Tweet 634
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1946 shares
    Share 778 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM