Basha takon fermerët, premton subvencione dhe heqje të taksës së qarkullimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me ardhjen në qeveri demokratët premtojnë mbështetje më të madhe për bujqësinë. Kryetari i PD-së ishte në Berat ku pati takime me disa fermerë të zonës. Ai theksojë se do të shtojë subvencionet.

“Do të jetë në të njëjtën masë që i ka Kosova dhe Maqedonia. 100 milion Euro për të gjithë vendin sipas prodhimit. Gjysmën e kësaj shume, vit për vit do ta shpenzojmë për infrastrukturën rurale, që nga rrugët e aksesit, tek energjia elektrike, tek vaditja, tek kullimi e çfarë ka nevojë bujqësia”, theksoi Basha.

Basha premton dhe heqjen e taksës së qarkullimit.

“Do të ndërmarrim masa që prekin të gjithë njerëzit ,por që do t’ju ndihmojnë në veçanti ju, siç është ulja e çmimit të karburantit. 240 lekë më lirë do të jetë karburanti, sepse ne do ta heqim taksën e qarkullimit që vuri ky. 2 herë nga 100 lekë plus TVSH, 240 lekë më lirë do ta blini karburantin. Treg i monopolizuar, përfitojnë 5 veta, ndëshkoheni ju që jeni prodhuesit, ndëshkohen dhe konsumatorët. Pse? Sepse fitojnë vetëm 5 veta”, u shpreh kreu i PD-se, Basha.

Share This Article