Në Shqipëri të premten pasdite kanë arritur turistët e parë të huaj për këtë sezon.
Sipas “oranews.com”, një aeroplan çarter i kompanisë “Belavia” ka zbarkuar në aeroportin e Rinasit. Ai ka sjellë 192 turistët e parë nga Bjellorusia.
Turizmi në Shqipëri si në vendet tjera pritet të goditet rëndë nga pasojat që ka sjellë pandemia e koronavirusit.
Shqipëria momentalisht i ka të hapur kufijtë me të gjitha vendet e rajonit.