Covid-19, Meksika dhe Peru shënojnë qindra të vdekur brenda 24 orëve

albnews
By
1 Min Read

Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 199 persona si pasojë e infektimit me  për koronavirusin e ri, ndërsa në Meksikë  kanë ndërruar jetë 504 pacientë me Covid-19.

Në Peru numri i vdekjeve nga Covid-19 tashmë ka arritur në 6.308 ndërsa me 5.961 rastet e reja ka arritur në 220.749 numri i personave të diagnostifikuar me koronavirusin e ri. Gjithashtu bëhet e ditur se numri gjithsej i të shëruarve nga virusi  ka arritur në 107.133.

Në Meksikë numri i viktimave si pasojë e Covid-19 tashmë ka shkuar në 16.448, ndërsa me 5.222 raste të reja është rritur në 139.196 numri i rasteve me COVID-19 në vend. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj.

Share This Article