ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 4 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 4 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 4 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 4 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Rama la mijëra biznese pa mbështetje, kriza ka gjunjëzuar vendin

albnews by albnews
13 June, 2020
in Albania, Technologji
0
Basha: Rama la mijëra biznese pa mbështetje, kriza ka gjunjëzuar vendin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me bizneset e vogla, kësaj radhe në Vlorë.

“Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka. Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha.

RelatedPosts

Durrës – Një viktimë nga moti me reshje, një 43-vjeçar ra në kontakt me rrymën elektrike

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

“Jepte 800 mijë euro për hapjen e dosjes së djalit, Talo e goditi me shqelma derisa…” – Detajet shokuese për vrasjen e Fatmira Dedës

Kreu i PD fajëson kryeministrin Edi Rama se “nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi”.

Mesazhi i Bashës:

Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë. Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka. Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë.

U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura.

Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.

Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi.

Kudo shkoj kerkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja.

Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result