• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Racizmi – Evropa nuk është e pafajshme

Racizmi – Evropa nuk është e pafajshme

by albnews
13 June, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Në Evropë është gjendja më e mirë se në SHBA? Por edhe Londra, Parisi, Brukseli e Berlini kanë probleme të mëdha me racizmin. Edhe në këto vende po protestohet.

Ndër detyrat e komisionerit të BE, Margaritis Schinas është ruajtja e “stilit evropian të jetesës”. Politikani grek e sheh si obligim edhe luftën kundër racizmit. “Ne kemi më pak probleme se SHBA, sistemet tona sociale janë më të mira”, shpjegoi Schinas, në një manifestim të organizatës “Delphi Economic Forum”. Por edhe ai pranon se në çështjen e barazisë kanë mbetur edhe shumë gjëra për t’u bërë.

Problemet franceze

Ndër temat me të cilat duhet të merremi është edhe diskriminimi në fushën e kërkimit të punës. Për studenten franceze të juridikut, Kesiah Etame Yescot, ky është një problem i hidhur. Ajo ka kërkuar në shumë vende të bëjë një praktikë, por pa sukses. Vendet janë të zëna, ishte përgjigja më e shpeshtë.

“Ata duan të na thonë, se ne jemi të pranueshëm për shoqëri. Por mendoj se kjo nuk qëndron. Nuk është sikur në rastin e George Floyd në SHBA, ku racizmi shihet edhe nga 1.000 kilometra largësi, por ky është një racizëm më i fshehur. Në Francë e vëren këtë tek gjërat e vogla, tek kërkimi i punës apo në rrugë, pa asnjë shkas”.

Protesta në Berlin

Edhe Kesiah ka protestuar në fundjavë, sikur mijëra francezë të tjerë, kundër racizmit dhe diskriminimit. Ndër shkaqet e protestave ishte rasti spektakolar i dhunës policore dhe vdekja e Adama Traoré në vitin 2016.

Reagimet e policisë

Nuk bëhet fjalë vetëm për trajtimet brutale – në paralagjet franceze ku “Racial Profiling” është një përditshmëri. Kështu thuhet në një anketë të Këshillit të Evropës me 5.000 të rinj me origjinë afrikane, e cila dëshmon se ata 20 herë më shumë kanë qenë në shënjestër të policisë, në krahasim me banorët e tjerë të Francës.

Protestat në Francë kanë rezultuar me një sukses. Ministri i Brendshëm Christophe Castaner ka ndaluar kapjen për fyti të personave që arrestohen. Ai mohon racizmin në polici, por pranon se dica policë janë racistë.

Sundimi kolonial dhe gjenocidi

Protesta ka pasur edhe në Bruksel. “Kemi ardhur për të protestuar, sepse Brukseli është kryeqyteti i Evropës”, thotë një nga organizatoret. Brända Auchimba është e zemëruar me diskriminimet e përditshme, sulmet e policisë dhe ndalimin e të rinjve afrikanë në çdo qoshe.

Përveç kësaj, ajo dëshiron që të largohen fotografitë e Mbretit belg Leopold II. (1835 – 1909), sepse Belgjika ka qenë fuqi koloniale në Kongo, gjë që tani harrohet. Vetëm në vitin 1998, historiani Adam Hochschild ka rikujtuar gjenocidin dhe shfrytëzimin e atëhershëm.

Rreth 10 milionë njerëz kanë vdekur nën regjimin kolonial të Leopold II. në Kongo. Deri më sot në librat shkollore po heshtet për këtë pjesë të historisë. “Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë edhe këtë fakt dhe do ta heqin përmendoren e tij”, thotë Brända. Në Antverpen është hequr ndërkohë përmendorja nga rruga dhe është dërguar në muze.

Lufta e kulturave në Britani

Në Londër edhe vet kryetari i bashkisë Sadiq Khan ka kërkuar heqjen e një përmendoreje – të Robert Milligan. “Kjo është një histori e hidhur, sepse një pjesë e madhe e pasurisë sonë vjen nga koha e skllavërisë. Por këtë nuk duhet ta festojmë në vendet publike.

Protesta në Londër

Ministri i Brendshëm Priti Patel nuk është dakord me këto protesta. Personat që kanë dëmtuar përmendoret duhet të ndiqen, mendon ai. “Britania e Madhe nuk është e pafajshme. Policia dhe shteti kanë trajtuar ndryshe shumë njerëz me ngjyrë dhe nuk janë nxjerrë kurrë para drejtësisë”, mendon një demonstrues. “Do të ishte mirë që gjendja të rishikohet dhe të ndryshojë”, thotë një tjetër.

Solidariteti me zhvillimet në SHBA ka nxjerrë në sipërfaqe edhe problemet në Britani të Madhe, ku ka pasur edhe skandale serioze, si për shembull “Windrush Skandal”, ku janë deportuar persona me origjinë nga Karaibet, ndonëse kanë jetuar me dekada të tëra në Britani. Ata janë dëbuar vetëm për shkak të një gabimi në dokumenta, të bërë nga administrata.

“Identifikimi i problemeve”

“Në Evropë ka shumë shembuj të racizmit institucional dhe individual”, thotë eksperti i kriminalistikës, Ben Bowling, nga Kings College. Por përmasat e dhunës policore në SHBA janë më ekstreme, sepse policia vret atje rreth 1000 persona në vit.

Protest në Francë

Problemi është se si trajtohen të huajt. “Shihet se në Britani të Madhe ka një trajtim më ndryshe të personave me ngjyrë apo të aziatikëve. Përkufizimet e minoriteteve shihen në Gjermani, Francë dhe gjithandej ku jetojnë grupe të tilla. Policia i identifikon këto zona si problematike.”

Por diskriminimi tejkalon përmasat e policisë. Kjo shihet në ekonomi, arsim, në familje. Vendet e Evropës duhet të pranojnë se e ardhmja është e shumëllojshme dhe multikulturoe dhe se të gjithë ata duhet të kenë shanse të barabarta.

“Më vjen turp”

Por Evropa është ende shumë larg nga pranimi i këtij problemi. Vetëm 24 nga 705 deputetët e Parlamentit Evropian janë me origjinë nga Afrika, ndonëse rreth 10% e popullatës evropiane është me origjinë afrikane. Një prej tyre është suedezja Alice Kuhnke. “Më vjen turp, sepse ne nuk i prezantojmë njerëzit sa duhet. Në të ardhmen duhet të ketë më shumë deputetë me origjina të ndryshme”.

Kuhnke është raportuese e BE për antidiskriminim, që nga viti 2008. Propozimi ligjor për trajtimin e barabartë të njerëzve po bllokohet nga shumë vende anëtare. As gjysma e vendeve evropiane nuk kanë ndonjë plan aksioni për luftë kundër racizmit. Suedezja shpreson se kjo gjendje do të ndryshojë, por vendet duhet të veprojnë dhe jo vetëm të flasin.

Previous Post

Në Florida komunitetet e emigrantëve janë “pika të nxehta”

Next Post

Zonja e parë e Ukrainës infektohet me Covid-19

albnews

albnews

Related Posts

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari
Bota

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr
Bota

Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr

12 May, 2025
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

12 May, 2025
Next Post
Zonja e parë e Ukrainës infektohet me Covid-19

Zonja e parë e Ukrainës infektohet me Covid-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM