• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Ushtria gjermane vazhdon edhe një vit mandatin në Kosovë

Kosova 21 vite liri

by albnews
14 June, 2020
in Kosova
0
5
VIEWS

Historia e shkurtër politike e Kosovës, e viteve 1999-2020

Ishte një ditë e bukur në prag të verës, herët në mëngjes, më datën 12 qershor, dhe rrugët që çonin nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkup, drejt kufirit me Kosovën ishin mbushur plot me njerëz. Trupat e NATO-s, që ishin gati të hynin në Kosovë për të nisur misionin e ruajtjes së paqes, pasi e kishin fituar luftën, përjetuan duartrokitje të shqiptarëve para se të hynin në Kosovë, edhe të shqiptarëve të Maqedonisë e edhe të mijëra kosovarëve, të cilët në këtë shtet fqinj ishin strehuar si refugjatë.

Me lot në sy, me emocione të mëdha, me eufori, e shpesh edhe me këngë e valle, ata përcillnin avancimin e ngadalshëm të trupave të NATO-s teksa hynin në Kosovë. E shihnin këtë si realizim të një ëndrre, se vërtet një ditë do të kthehen në vendin e tyre pa pasur frikë se dikush do t’i përzë prapë nga atje. Kjo ishte bërë e mundshme pas 78 ditësh fushate ajrore kundër forcave të Slobodan Milosheviqit dhe një marrëveshjeje teknike ushtarake të nënshkruar mes NATO-s dhe Ushtrisë së Serbisë në Maqedoni. Në fakt, kjo marrëveshje ishte një lloj kapitullimi i Serbisë dhe i vendoste kushtet dhe parametrat e largimit gradual të trupave serbe nga Kosova. Njëzet vjet më vonë Jamie Shea, atëherë zëdhënës i NATO-s, do të thoshte se “ishte ruajtja e vendosmërisë së NATO-s dhe unitetit që detyruan Milosheviqin të pranonte këtë marrëveshje”.

Në të njëjtën kohë kur njësitë speciale britanike Gurkha, të përbëra nga ushtarë të nderit nga Nepali, hynin në Kosovë nga Maqedonia, trupat gjermane ishin nisur nga Shqipëria.

Në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, në Han të Elezit, nuk kishte ndonjë pranim-dorëzim të vendkalimit. Ushtria serbe ishte larguar nga aty pa e pritur NATO-n. Ushtarët e UÇK-së kishin zbritur dhe kishin pastruar tashmë terrenin aty. Por rrugës duhej vazhduar ngadalë, me kujdes nga minat, por edhe nga njerëzit që i afroheshin rrugës për të përshëndetur ushtarët e NATO-s si çlirimtarë.

Hyrja në Prishtinë ishte jo ashtu siç ishte planifikuar. Ushtarët e NATO-s iu afruan kryeqytetit në orët e vona të pasdites së 12 qershorit. Por në qytet hynë të nesërmen në mëngjes herët. Kur u dëgjuan tanket britanike nisën të dilnin njerëzit në rrugë dhe vetëm më 13 qershor në mëngjes prishtinasit patën një ndjenjë të sigurisë se janë çliruar vërtet.

Më datën 11 qershor kishte ndodhur ankthi më i madh i atyre pak njerëzve që kishin mbetur gjatë fushatës së bombardimeve në qytete. Atë ditë përderisa ata prisnin hyrjen e NATO-s, befas erdhën disa ushtarë të tjerë të paftuar. Ushtarët rusë, që kishin lëshuar bazat e tyre në misionin paqeruajtës në Bosnjë-Hercegovinë, kishin hyrë në Prishtinë më 11 qershor. Sa ishte ankth për shqiptarët, aq krijoi eufori tek serbët në Prishtinë. Ata dolën në shesh për të mirëpritur rusët. Valëzonin mbi tanket e tyre. Por edhe euforia e tyre nuk zgjati shumë. Me detyra të caktuara ushtarët rusë u nisën drejt Aeroportit të Prishtinës. Më 13 qershor gjithçka ndryshoi. Tash ishin shqiptarët ata që festonin, ndërsa serbët bëheshin gati të largoheshin, bashkë me ushtarët dhe policët e Serbisë. Ato dy ditë, 11 dhe 12 qershor, ishin ditët kur vërtet Prishtina dukej si “tokë e askujt”, edhe pse anarkia vazhdoi edhe për disa ditë.

Hoteli Grand u bë një bazë joformale. Aty vinin “oficerët për lidhje” të NATO-s dhe Serbisë. Aty ishin gazetarët që kishin akreditimet e regjimit të Milosheviqit dhe ata që kishin hyrë bashkë me NATO-n. Aty vinin edhe aktivistët e UNHCR-it dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që do të ndihmonin kthimin masiv të refugjatëve. Të parët njerëz të UÇK-së që u panë aty ishin disa pjesëtarë të Batalionit të Atlantikut, shqiptaro-amerikanë, që erdhën në hotel me disa gajbe birrash dhe nisën të festonin. Ardhja e tyre shënoi fillimin e largimit edhe të stafit serb nga hoteli dhe me këtë edhe ndryshimin e atmosferës. Ushtarët dhe specialistët e NATO-s ishin të hutuar. Shumë shpejt në hotel erdhi edhe komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik Michael Jackson. Thirri një konferencë për shtyp për “mediat lokale” për të çuar porosinë se NATO-ja do të mbrojë të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Por kolegia Garantina Kraja dhe unë vendosëm të mos merrnim pjesë në atë konferencë. Nuk donim ta refuzonim komandantin e NATO-s, por vërejtja ishte se aty nuk kishte “gazetarë lokalë”, ishin gazetarë nga Serbia, ndërsa kolegët shqiptarë nga Kosova ishin ose refugjatë, ose diku nëpër terren. Dhe gjenerali pranoi që të flasë veçmas për “Kohën Ditore” pastaj.

Si u bë Rusia pjesë e misionit të NATO-s

Gjenerali Michael Jackson ishte një ushtarak me karakter dhe karrierë impresive. Thuhet se punët gjatë hyrjes së NATO-s në Kosovë kanë mundur të shkojnë aq keq saqë të nisë edhe Lufta e Tretë Botërore. Komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, kishte urdhëruar që të merrej kontrolli i Aeroportit të Prishtinës, që do të duhej të ishte bazë e NATO-s. Kjo nënkuptonte konfrontimin me ushtarët rusë që ishin vendosur aty. Thënia “evitimi i Luftës së Tretë Botërore” u shndërrua më vonë në mit, për të cilin kanë pretenduar se e kanë thënë edhe kryeministri britank Tony Blair, i cili vërtet e kishte mbështetur refuzimin e Michael Jacksonit që të zbatojë urdhrat e Clarkut. E ka thënë edhe këngëtari i njohur James Blunt, i cili asokohe ka komanduar me një njësi britanike në Kosovë. Por vetë Clark thotë se kjo ka qenë thënie e gjeneralit Jackson, i cili i është përgjigjur Clarkut se “nuk dua për shkakun tënd ta nis Luftën e Tretë Botërore”. Clark më vonë ka pranuar se ky ka qenë një vlerësim i duhur i Jacksonit dhe se gjenerali britanik ka pasur mbështetjen e parezervë te kryeministrit Tony Blair përderisa ai nuk e ka pasur mbështetjen e plotë të presidentit Clinton.

Previous Post

Gjermani, vetëm gjashtë viktima të Covid-19 për 24 orë

Next Post

Barça rikthehet me fitore bindëse

albnews

albnews

Related Posts

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!
Kosova

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Kosova

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

17 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Next Post
Barça rikthehet me fitore bindëse

Barça rikthehet me fitore bindëse

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM