Turqia u godit dje nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7, duke lënë 1 të vdekur dhe 18 të plagosur deri më tani.
Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet qartë si është krijuar edhe çarje në tokë si pasojë e tërmetit të fuqishëm.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova. Një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën.