Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të paralajmërojë zyrtarët e BE-së se Britania e Madhe është e gatshme të përfundojë periudhën e saj të tranzicionit për Brexit pa një marrëveshje mbi tregtinë, nëse bisedimet e ardhshme nuk do të arrijnë një përfundim pozitiv.
Johnson do të këmbëngulë në një video-konferencë se Londra do t’i japë fund periudhës së tranzicionit për të negociuar marrëveshje tregtare pas Brexit me Bashkimin Europian ashtu siç është caktuar, për më 31 dhjetor.
Ai tha se do t’u thotë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe liderëve të tjerë të BE-së se BM do të ishte e gatshme të bëhej një vend i pavarur tregtar në janar, çfarëdo gjëje që të ndodhë me negociatat me Brukselin.
Ajo do t’i nxisë zyrtarët e BE të bien dakord për një marrëveshje tregtare deri në fund të verës.
”Johnson beson se Britania është e gatshme dhe në gjendje t’i japë fund tranzicionit të Brexit-it pa një marrëveshje mbi tregtinë e ardhshme nëse është e nevojshme”, sipas gazetës ”Sunday Telegraph”.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli gjithashtu do të marrin pjesë sot në bisedime.
Londra zyrtare tha javën e kaluar se të dy palët kishin caktuar një “orar të intensifikuar” për negociatat e tyre në korrik, duke zhvilluar bisedime çdo javë për pesë javë rresht.