Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski në paraqitjen e tij të sotme informoi se në këtë ministri ka 41 të punësuar që kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (Covid-19) dhe se si pasojë 180 pjesëtarë tjerë të MPB-së janë në vetizolim.
“Pasi mësuam se kemi tre punonjës pozitiv me koronavirus në ndërtesën e parë të Ministrisë së Brendshme, respektivisht këshilltari i ministrit Naqe Çulev dhe dy punonjës në bife, menjëherë ISHP ka kryer anketë epidemiologjik me gjithsej 67 persona. Është konstatuar se pesë persona duhet të jenë në vetizolim brenda 14 ditëve të ardhshme”, theksoi Angellovski.
Angellovski shtoi se personat pranë MPB-së, të infektuar me koronavirusin e ri ndjehen mirë dhe nuk se në mesin e tyre nuk ka raste me pasqyrë të rëndë klinike. Në mesin e të infektuarve janë edhe sekretarja e shtetit Magdalena Nestorovska dhe një zyrtare për marrëdhënie me publikun.
Sipas zëdhënësit të MPB-së, kjo ministri ka mjaftueshëm pajisje mbrojtëse për zyrtarët e policisë në terren./Alsat/